17 Janar 2017 - 14:50
Një artikull i gazetës Wall Street Journal të hënën citonte zotin Brennan të thoshte se ai "nuk kishte asnjë interes" t’i kushtonte dokumentacionit më shumë vëmendje dhe se zyrtarët e zbulimit e informuan zotin Trump rreth tij gjatë një takimi më 6 janar, pasi besonin se ai duhet të informohej për këtë dokumentacion.
Zoti Trump e ka kritikuar ashpër komunitetin e zbulimit gjatë javëve të fundit dhe ai ka patur edhe disa retorika me zotin Brennan.
"Agjencitë e zbulimit asnjëherë nuk duhet të lejojnë lajme të rreme të dalin në publik. Donin të më godisnin për herë të fundit. A jetojmë në Gjermaninë naziste?" - shkroi zoti Trump në Twitter javën e kaluar.
Drjetori i CIA-s Brennan i tha gazetës Wall Street Journal, se presidentët pritet që t’i sfidojnë konkluzionet e komunitetit të zbulimit, por se ai nuk i pranon akuzat për pandershmëri dhe mungesë të integritetit.
"Thuaju familjeve të atyre 117 oficerëve të CIA-s që janë përjetësuar përgjithmonë në piedestalin e nderit, se të dashurit e tyre që dhanë jetën janë të ngjashëm me nazistët”, - tha Brennan.
Brennan tha në një intervistë të dielën se zoti Trump nuk e kupton sa duhet kërcënimin që përbën Rusia për botën dhe nënvlerësoi dëshirën e tij për të folur dhe për të shkruar mesazhe në twitter, duke thënë se kjo nuk është në interesat amerikane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...