Përleshje midis forcave qeveritare e Husi në Jemen, së paku 34 të vrarë

17 Janar 2017 - 13:15      

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë dhe 16 të tjerë të plagosur në përleshjet të cilat shpërthyen mes forcave proqeveritare dhe militantëve shiit Husi në jug të Jemenit.

Zëdhënësi i qendrës proqeveritare Macid Amir el-Harisi deklaroi për AA se në mesin e të vrarëve janë 23 militantë Husi dhe 11 ushtarë qeveritarë.

Nga fundi i muajit të kaluar ushtria e Jemenit filloi veprime për çlirimin e krahinës jugore të Jemenit, Shabwah. Jemeni është përfshirë nga trazirat që nga fundi i vitit 2014 kur militantët Husi morën kryeqytetin e Jemenit, Sana, më pas edhe vende tjera.

Konflikti u përshkallëzua nga mesi i vitit 2015 kur vendet arabe filluan fushatë me qëllim të luftimit të Husive.

Dy raunde të negociatave për paqen nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara kanë dështuar. Përleshjet në Jemen kanë vazhduar duke rezultuar me shumë civilë të vrarë.

Besohet se për shkak të konfliktit në Jemen 2.5 milionë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...