May: Nuk duam dalje gjysmake nga Bashkimi Evropian

17 Janar 2017 - 10:11      

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë sot se Britania nuk do të kërkojë zgjidhje “gjysmë brenda, gjysmë jashtë” gjatë negociatave për daljen e shtetit të saj nga Bashkimi Evropian.

Sipas një pjese të një fjalimi të saj, që është publikuar nga zyra e kryeministres britanike, May do thotë se Britania e Madhe kërkon largimin e plotë nga blloku evropian, transmeton rel.

Fjalët e May që thonë se ajo do të kërkojë “BREXIT të plotë” me gjasë do të zhgënjejnë bizneset dhe një pjesë të madhe të popullatës që duan lidhje të fuqishme të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së.

Në fjalimin ku do të paraqiten 12 prioritetet për BREXIT, ajo do të premtojë ndërtimin e një “partneriteti të ri dhe të barabartë” me BE-në.

“Nuk do të ketë anëtarësi të pjesshme në Bashkimin Evropian, anëtarësi ortakërie me Bashkimin Evropian e as çfarëdo zgjidhje që na lë gjysmë brenda e gjysmë jashtë”, do të thotë May, sipas fjalimit.

Sterlina britanike e ka humbur një të pestën e vlerës së saj prej referendumit të qershorit ku 52 % e popullatës vendosi për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Komentet e May pritet të dëmtojnë sterlinën edhe më shumë.

Kryeministrja britanike ka thënë se ajo do e kërkoi Nenin 50 të traktatit të BE-së më 31 mars, diçka që nis formalisht procesin dy vjeçar të negociimit të largimit të Britanisë nga blloku evropian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...