Foto: Reuters

Së paku 10 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës në Jemen, sipas OKB-së

17 Janar 2017 - 08:20      

Numri i viktimave ndër civilë gjatë luftës në mes të rebelëve shiit, Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në përkrahje të qeverisë në Jemen, ka arritur në 10 mijë, sipas OKB-së.

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare, Jamie McGoldrick, ka thënë mbrëmë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, transmeton rel.

Ai ka thënë se rreth 40 mijë të tjerë janë lënduar gjatë konfliktit dy vjeçar.

Komentet janë bërë derisa ndërmjetësi i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed ka arritur në qytetin port të Jemenit, Aden, në përpjekje për të ringjallur shpresat për paqe pasi propozimi për qeveri të unitetit është hedhur poshtë nga presidenti, Abu Rabbu Mansur Hadi.

Konflikti në mes të Huthit dhe forcave aleate të qeverisë jemene kanë eskaluar në marsin e vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një fushatë ajrore për të rikthyer në pushtet administratën e njohur ndërkombëtarisht. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...