Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi, më 26 mars ose 16 prill

16 Janar 2017 - 13:10      

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë po planifikon kalendarin e referendumit për propozimin e ndryshimeve kushtetuese. Sinjalet nga Parlamenti dhe qeveria tregojnë se data më e hershme për referendumin do të jetë 26 marsi, kurse ajo më e vonshme 16 prilli...

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë po planifikon kalendarin e referendumit për propozimin e ndryshimeve kushtetuese.

Sinjalet nga Parlamenti dhe qeveria tregojnë se data më e hershme për referendumin popullor do të jetë 26 marsi, ndërsa ajo më e vonshme 16 prilli.

Në rast se paketa e ndryshimeve kushtetuese me gjithsej 18 pika miratohet në tërësi me të paktën 330 vota në Kuvend, e gjithë vëmendja do të kthehet nga referendumi popullor.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në pushtet synon që tërësia e paketës për ndryshime kushtetuese të marrë fuqi ligjore më datë 20 ose 21 janar.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit të qeverisë, ligji planifikohet që t’i paraqitet për dekretim Presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 ose 24 janar.

Data e saktë e referendumit do të përcaktohet në varësi të afatit ligjor 15-ditor, i cili njihet me kushtetutë Kreut të Shtetit të Turqisë për të dekretuar një ligj.

Sipas kushtetutës aktuale turke, referendumi popullor duhet të mbahet të dielën e parë pas ditës së 60-të nga publikimi i dekretit të Presidentit Erdogan në Fletoren Zyrtare.

Në bazë të këtij kalendari, data më e hershme e plebishitit do të jetë 26 marsi, ndërsa ajo më e vonshme 16 prilli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...