Shefi i CIA-s i kërkon Trump të disiplinohet

16 Janar 2017 - 12:45      

Shefi i CIA-s këshilloi dje Donald Trump që të disiplinohet në emër të sigurisë së SHBA-së, ndërkohë që presidenti i ardhshëm vlerëson nga ana e tij se media dhe shërbimet sekrete duhet t’i kërkojnë falje.

“Nuk besoj se ai poseden një kuptim të plotë të aftësive, të qëllimeve dhe të veprimeve të Rusisë”, deklaroi për kanalin “Fox News” shefi në ikje i CIA-s, John Brennan, transmeton atsh, duke i bërë thirrje fituesit të presidencialeve amerikane të jetë shumë rigoroz kur shprehet publikisht.

“Trump duhet të kuptojë se sfidat tejakojnë personin e tij, bëhet fjalë për SHBA-në dhe sigurinë kombëtare. Ai do ta ketë rastin që të veprojë, që është ndryshe me të folurin në Twitter”, shtoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...