Vazhdon “lufta” ndërmjet bandave në burgjet braziliane, vriten 10 [foto/video]

15 Janar 2017 - 11:35      

Të burgosurit kanë marrë nën kontroll burgun më të madh në qytetin brazilian të Natal. Policia thotë se të paktën 10 të burgosur janë vrarë në burgun Alcaçuz.

Shumë të tjerë mendohet të jenë vrarë në luftimet mes bandave rivale në burg në shtetin e Rio Grande do Norte.

Kjo është trazira e tretë e madh në Brazil këtë vit. Rreth 100 të burgosur vdiqën në trazirat e mëparshme në burgjet në shtetet e Amazonas dhe Roraima, transmeton Ina.

Dhuna brenda Alcacuz filloi të shtunën pasdite, kur anëtarët e një prej organizatave kriminale të fuqishme të pranishme në shumicën e burgjet braziliane sulmuan rivalët.

Në videon më poshtë mund ta shikoni dëshpërimin e grave të të burgosurve, jashtë burgut të Alcaçuz. Ata po përpiqen që të kalojnë bllokadën e policisë.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...