Qyteti i ndaluar

15 Janar 2017 - 10:00      

Dëgjohet jehona e çelësave të ndryshkur që fërkohen ndërmjet vete në duart e Juergen Naumannit. Ngatërrohet pak derisa ta gjejë çelësin e duhur.

Në njërën dorë ka një tufë me 15 sosh e në tjetrën më se 25, shkruan sot “Koha Ditore”. Si kujdestari i fundit i ish-selive të Ushtrisë së Kuqe në Gjermani, Naumann ka qasje në të gjitha ndërtesat në atë që dikur njihej si Qyteti i Ndaluar – dhe vazhdon të ketë qasje të kufizuar edhe 22 vite pas largimit të fundit të trupave ruse.

Dy botët që më nuk ekzistojnë

“Mësohesh me çelësat kur i kalon gjithë këto vite me ta nëpër duar”, thekson Naumann. Por ende i duhet pak kohë derisa ta gjejë të duhurin. Dhe nuk kalon kohë e gjatë kur krisma paralajmëron hapjen e derës që shfaq ambientin e brendshëm të dominuar me dysheme prej mermeri.

Dhe menjëherë nis të dëgjohen jehona e hapave të Naumannit teksa ecën në drejtim të qendrës elektrike, ku do të ndezë energjinë elektrike, duke ndriçuar dy peizazhe: njërin që shfaq Moskën sovjetike, tjetrën “Alexanderplatz” në Berlinin Lindor, dy fotografi të mëdha prej një bote që më nuk ekziston... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...