Trump: Mund t’i ndalim sanksionet ndaj Rusisë

14 Janar 2017 - 11:03      

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, në një intervistë për “The Wall Street Journal”, ka thënë se mund të ndërpresë sanksionet ndaj Rusisë “së paku për një kohë të caktuar”.

Në një intervistë një orëshe, Trump ka thënë: “Nëse keni marrëdhënie të mira dhe nëse Rusia na ndihmon, pse duhet të ketë sanksione ndaj atyre që bëjnë gjëra të mira?”.

Duke bërë vlerësime edhe në lidhje me politikën “One China” të SHBA-ve e cila e pranon Tajvanin si një pjesë të Kinës, Trump ka njoftuar se mund të negociojnë gjithçka me Kinën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...