Kapet rrjeti serb në Peru me 2 ton drogë [video]

13 Janar 2017 - 16:45      

Më shumë se dy ton kokainë u gjetën në Peru të fshehura në kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.

Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë operacionit blic edhe dy makina tip SUV, 75.000 dollarë kesh si dhe një pistoletë Glock. Të gjitha këto u gjetën në banesën e eksportuesit në periferi të Limas.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.

“Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector Loayz, transmeton TCH.
Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur kokaine do të ishte tejet e lartë.

“Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të mbërrinte në 174 milionë dollarë”, tha Loayz.

Trafiku i lëndëve narkotike nga portet peruane është rritur ndjeshëm pas miratimit të një ligji të ri në 2015-n, i cili autorizonte ushtrinë që të qëllojë e të rrëzoje avionët e drogës në xhunglën e vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...