Dënohet hungarezja që shkelmoi refugjatët

13 Janar 2017 - 14:37      

Kameramania hungareze që u filmua teksa shkelmote emigrantët që përpiqeshin t’u shpëtonin policisë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, është dënuar me tre vite liri me kusht për sjellje jo të rregullt.

Petra Laszlo po filmonte refugjatët në shtator të 2015-ës, ndërsa ata ia dolën të çanin një kordon policie. Ajo u fiksua në imazhe teksa shkelmonte dy persona që vraponin, përfshirë edhe një vajzë të mitur. Më pas, ajo shihet edhe teksa pengon me këmbë një burrë që mbante në krah një fëmijë.

Gjykatësi tha se sjellja e kameramanes binte ndesh me normat shoqërore dhe hodhi poshtë argumentat e avokatit të saj, që tha se po përpiqej të mbronte veten, transmeton tch.

"Unë ktheva kokën dhe pashë qindra persona që po vraponin drejt meje. Ishte e frikshme", tha ajo.

Kameramania u shfaq në gjykatë nëpërmjet lidhjes video dhe në disa raste shpërtheu edhe në lotë. Ajo tha se kishte marrë edhe kërcënime me vdekje që nga incidenti dhe se kishte qenë subjekt i një fushate urrejtjeje.

Stacioni televiziv në të cilin ajo punonte e pushoi atë nga puna pasi pamjet e saj bënë xhiron e botës nëpër mediat sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...