Më Peru arrestohet një trafikant serb i drogës

13 Janar 2017 - 11:01      

Policia në Peru ka arritur që me sukses të gjejë më shumë se dy tonë kokainë, e cila ishte e fshehur në pako dhe për destinacion kishte Amsterdamin, transmeton KTV.

Autoritetet bëjnë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar katër shtetas të Perusë dhe një serb, të cilët po udhëhiqnin një operacion të kontrabandës.

“Ne kemi realizuar një operacion kundër kontrabandës, me ç’rast kemi gjetur më shumë se dy tonë kokainë dhe i cili rezultoi me të arrestuar, në mesin e tyre edhe një shtetas serb,” ka deklaruar një gjeneral i policisë.

Trafikimi i drogës nga portet e Perusë besohet të jetë rritur që nga miratimi i ligjit të ri, me të cilin ushtria autorizohet të rrëzojë avionët e drogës. Autoritetet vlerësojnë se vlera e kokainës së gjetur kap shifrën e 174 milionë dollarëve. Peruja, bashkë me Kolumbinë, njihen si prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...