12 Janar 2017 - 11:48
48 vjeçari Christopher Wilkins, është injektuar pas shpalljes fajtor dhe dënimit me vdekje nga gjykata e shtetit të Teksasit.
Ky ekzekutim ishte i 539-ti në Teksas pas lejimit të dënimit me vdekje nga Gjykata Supreme e SHBA-së në vitin 1976, që është më së shumti se çdo shtet tjetër në SHBA, transmeton koha.net.
Wilkins është dënuar në vitin 2005 për vrasjen e 40 vjeçarit Willie Freeman dhe 33 vjeçarit Mike Silva, në Fort Worth të Teksasit.
Prokurorët kanë treguar se Wilkins ka paguar 20 dollarë për kokainë crack ndërsa Freeman i ka dhënë atij një copë zhavorri.
Freeman pastaj ka qeshur me të duke i thënë atij se ishte një shaka e pastaj i ka dhënë atij drogën.
Wilkins, pasi ishte mashtruar, u hakmarrë Freeman duke e vrarë atë, sipas dokumenteve të gjykatës.
Ai pastaj ka vrarë e Silvan vetëm sepse ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...