Foto: AFP

Rënie e numrit të azilkërkuesve në Gjermani

11 Janar 2017 - 13:25      

Gjermania ka thënë se 280 mijë azil kërkues kanë arritur në 2016-ën, një rënie drastike nga viti i kaluar, ku kishin kërkuar mbi 600 mijë njerëz.

Ministri i Brendshëm Gjerman ka thënë se kjo rënie ishte për shkak të mbylljes së rrugës nga Ballkani dhe marrëveshjes për emigrant ndërmjet BE dhe Turqisë, transmeton koha.net.

Rekordi i fluksit është 890 mijë që vinin si emigrantë dhe refugjatë duke udhëtar nga Greqia dhe Ballkani.
Ata i janë drejtuar Gjermanisë për shkak se kancelaria Angela Merkel kishte urdhëruar një politikë të përkohshme për të hapur dyert për azilkërkuesit.

Emigrantët janë bërë një problem i madh politik në Gjermani, para zgjedhjeve federale që janë në vjeshtë.
Numri total i aplikacioneve të azilkërkuesve në 2016-ën në fakt ishte gati 270 mijë më i madh se në 2015-ën, në 745,545 azilkërkues, ka thënë ministri i brendshëm. Megjithatë, shumica e aplikacioneve ishin të njerëzve që kishin arritur në Gjermani një vit më parë.

Sirianët përbëjnë 36 për qind të listës së azilkërkuesve në 2016-ën, pasuar nga afganët, irakianët, shqiptarët, iranianët dhe eritreasit.
Gjermania ka refuzuar kërkesat për azil nga Shqipëria, duke e përshkruar atë si “vend i sigurt”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...