Luftanija kineze vë në gatishmëri Tajvanin dhe Japoninë

11 Janar 2017 - 12:15      

Tajvani është në gatishmëri të lartë sot pasi anija aeroplanmbajtëse e pare kineze kaloi nëpër ngushticën e Tajvanit, raportoi media shtetërore, një ditë pasi tre luftanije kineze janë parë në afërsi të Japonisë Jugore.

“Anija aeroplanmbajtëse kineze, Liaoning hyri në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore në jugperëndim të Tajvanit rreth orës 07:00 (GMT 23:00 të së martës) dhe lundroi në veri të ngushticës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Luftanija “Liaoning” dhe anijet shoqëruese po lundronin në perëndim të vijës së mesit të kanalit 180 kilometra të gjerë, sipas ministrisë, si dhe kalimi do të marrë rreth 10 orë.

“Ne i kërkojmë publikut që të ruajë qetësinë sepse ne jemi monitoruar situatën”, tha ministria në një deklaratë.

Luftanije po kthehej në Kinë pas stërvitjes në Detin e Kinës Jugore.

Udhëtimi i kthimit përkoi me udhëtimin e presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen në Amerikën Qendrore për qëllimin e forcimit të marrëdhënieve me aleatët e mbetur të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...