11 Janar 2017 - 08:57
Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.
Ai tha: "Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë."
Michelle buzëqeshi dhe mezi mbajti lotët.
Presidenti gjithashtu shpërtheu në lot dhe vazhdoi:
" E ke bërë Shtëpisë së Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...