Maroku kërkon ndalimin e prodhimit dhe shitjen e burkës

10 Janar 2017 - 21:20      

Ministria e Punëve të Brendshme e Marokut përmes një shkrese zyrtare të dërguar kompanive prodhuesve të disa qyteteve në vend, ka kërkuar ndalimin e prodhimit dhe të shitjes së burkës, raporton aa.

Ministria përmes shkresës të dërguar disa prodhuesve dhe dyqaneve në Tanxha, Tatavin, Mertil, Sela, Tarevdanat dhe Meknes, ka kërkuar ndalimin e prodhimit dhe të ekspozimit të burkës. Në këtë shkresë ministria ka vënë në dukje se ky produkt futet në listën e produkteve të ndaluara në vend.

Gjithashtu kërkohet që brenda 48 orëve të merren masa për heqjen e burkës, ndërsa për ata që nuk zbatojnë urdhrin do të ketë penalitete.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...