10 Janar 2017 - 20:08
Ky legjislacion, që pritet të paraqitet sot, do ta vështirësoj punën e administratës së ardhshme të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, që t’i tërheq sanksionet e imponuara nga presidenti në largim, Barack Obama, pas aneksimit, që ka ndodhur në vitin 2014.
Sponzorë të kësaj mase janë 10 senatorë republikanë dhe demokratë, dhe kjo i shton gjasat që ajo të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët.
Raportohet se një masë e ngjashme për përgatitet edhe në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Me këtë legjislacion do të forcoheshin sanksionet, të cilat administrata Obama i ka shpallur muajin e kaluar, kundër zyrtarëve qeveritarë rusë dhe entiteteve të akuzuara se kanë kryer sulme kibernetike, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...