SHBA-ja shton dy pjesëtarë të Hezbollahut në listën e terroristëve

10 Janar 2017 - 08:44      

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka njoftuar se ka shtuar dy zyrtarë të lartë të grupit militant, Hezbollah në listën e personave të sanksionuar për shkak të aktiviteteve terroriste.

Departamenti i Shtetit ka thënë sot se Ali Damush dhe Mustafa Mughniyeh janë shpallur terroristë global.

Mughniyeh është komandant i grupit militant të Libanit, Hezbollah me të cilën ka edhe lidhje të fuqishme familjare. Ai është nipi i një komandanti të mëparshëm të grupit, Mustafa Bedreddine, i cili është vrarë në një shpërthim që ka ndodhur vitin e kaluar në kryeqytetin sirian, Damask, transmeton rel.

Babai i tij është, komandanti ushtarak, Imad Mughniyeh, i cili është vrarë në një sulm me veturë bombë në vitin 2008 në Damask, sulm ky që Hezbollahu thotë se është kryer nga Izraeli.

Damush është këshilltar i liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...