9 Janar 2017 - 15:50
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq e përsëriti qëndrimin e Qeverisë joformale të BE-së, të dhënë një ditë pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor.
“Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them është se ne prej afër e ndjekim situatën. Siç thamë në të kaluarën, ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të një qeverie të re stabile. Ne, gjithashtu, dëshirojmë të shohim implementim urgjent të reformave, zgjidhje të çështjeve për qeverisje sistematike të të drejtës, njëjtë edhe përmes prioriteteve urgjente reformuese dhe përmes implementimit të vazhduar të marrëveshjeve paraprake politike. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë ta mbështesim vendin në procesin integrues. Kjo është e tëra që mund të them për momentin”, potencoi Kocijançiq, transmeton KP.
Këtë qëndrim për zgjedhjet në Maqedoni paraprakisht e shprehën edhe Federika Mogerini dhe Johanes Han, zëvendëskryetarja dhe komisari i Komisionit Evropian të cilët gjithashtu kërkuan “opsioni i ardhshëm të luajë rol konstruktiv dhe aktiv në Parlamentin e Maqedonisë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...