Palestina shkollon studentë në Serbi, Beogradi e falënderon për qëndrimin ndaj Kosovës

9 Janar 2017 - 11:29      

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, në fundjavë, ka biseduar me zyrtarë të Palestinës dhe i ka falënderuar ata për mirëkuptimin që kanë për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Daçiq, njoftojnë medie të Beogradit, ka biseduar me shefin e diplomacisë palestineze Riad Al-Malikin për marrëdhëniet bilaterale.

“Ai ka mirëkuptim për problemet që kemi”, ka thënë Daçiq.

Ministri i jashtëm serb ka përkujtuar kohën e Titos kur në ish-Jugosllavi shkolloheshin mijëra studentë palestinezë.

“Shumë nga ata studentë tash gjenden në Palestinë dhe ata janë thesari ynë. Planifikojmë të vazhdojmë procesin e dhënies së bursave për studime në Serbi. Aktualisht Serbia i ka ndarë 16 bursa për studentët palestinezë për mësime në vendin tonë”, ka thënë Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...