Serbët e Bosnjës kremtojnë “ditën e shtetësisë”

9 Janar 2017 - 08:59      

Serbët e Bosnjës sot e mbajnë festën e “ditës së shtetësisë”, që është një çështje thellësisht përçarëse.

Këtë vit, në këtë ditë shënohet 25 vjetori i deklaratës së 9 janarit të vitit 1992, për “Republikën Serbe” të pavarur në veri dhe lindje të Bosnjë-Hercegovinës, me të cilën ishte shkaktuar lufta në këtë vend.

Ky territor u bë rajon autonom me të njëjtin emër, pra Republika Serbe, sipas marrëveshjes paqësore së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta.

Në shtator të vitit të kaluar, serbët e Bosnjës votuan me shumicë për mbajtjen e festës më 9 janar, në referendumin, i cili e pat shkaktuar një debat tejet të ashpër ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës. Konsiderohet se një debat i tillë i ashpër nuk ishte parë prej përfundimit të luftës.

Ky referendum ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, e cila kishte konstatuar se kjo festë është ilegale, pasi paraqet diskriminim kundër joserbëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...