Dy senatorë republikanë kërkojnë nga Trump që të ndëshkojë Rusinë

8 Janar 2017 - 20:14      

Dy senatorë të njohur republikanë kanë nxitur presidentin e zgjedhur Donald Trump për të ndëshkuar Rusinë si përgjigje ndaj deklaratave të agjencive të inteligjencës së SHBA-ve se presidenti rus Vladimir Putin personalisht ka drejtuar përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Në një paraqitje të përbashkët në NBC “Meet the Press” të dielën, senatorët republikanë Lindsey Graham dhe John McCain thanë se provat ishin bindëse se Putin kërkoi të ndikojë në zgjedhjet - një çështje kjo të cilën Trump e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.

“Për disa javë, Donald Trump do të jetë mbrojtës i botës së lirë dhe demokracisë”, tha Graham.

“Ju duhet t’ua bëni të gjithëve me dije në Amerikë, republikanëve dhe demokratëve, që do të bëni që Rusia të paguajë çmimin e përpjekjes për të ndërhyrë në zgjedhje”, shtoi ai, transmeton Ksp.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...