8 Janar 2017 - 17:25
Që prej tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të huaja nga Afganistani në fund të vitit 2014, ky është njoftimi i dytë për një vendosje perëndimore në të paktën dy ditë, këtë herë në një provincë në kufi me Iranin ku janë sinjalizuar talebanë dhe anëtarët e organizatës së Shtetit Islamik.
Pentagoni njoftoi të premten se 300 marinsa amerikanë do të vendoseshin në pranverë në Helmand, në pjesën jugore të vendit, ku 10 prej 14 distrikteve kontrollohen nga talebanët.
“Me kërkesë të guvernatorit të provincës së Farahut, gjeneralit John Nicholson (komandant i operacionit të NATO-s “Resolute Support”) ka autorizuar dërgimin e një ekspedite ushtarake prej rreth 200 trupash të koalicionit në mbështetje të Forcave të Mbrojtjes dhe sigurisë afgane”, theksoi zëdhënësi i NATO-s duke shtuar se bëhej fjalë për italianë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...