Foto: Reuters

Shkon në 4 numri i të vdekurve në Jerusalem

8 Janar 2017 - 13:48      

Kamioni që po ngitej nga një palestinez goditi turmën e këmbësorëve në një shëtitore të famshme në Jerusalem la të vdekur katër persona, ka thënë policia izraelite, sulm të cilin ata e quajtën të qëllimshëm.

Policia tha se të vdekurit, tri femra dhe një mashkull, ishin që të gjithë në të 20-at.

Një shofer izraelit i autobusit që ishte dëshmitar i këtij incidenti, ka thënë se kamioni hyri në një grup ushtarësh, të cilët më pas e qëlluan shoferin, i cili ndërroi drejtimin dhe iu vërsul sërish atyre, raporton Reuters.

“Ata e qëlluan, derisa e neutralizuan”, ka thënë shoferi i autobusit. TV stacionet izraelite thanë se shoferi është vrarë, dhe pamjet e shfaqura tregojnë vrimat e plumbave në xhamin e përparmë të kamionit, transmeton Koha.net.

Mediumet izraelite thanë se së paku katër persona mbetën të vdekur dhe rreth 15 të tjerë të lënduar.

Radio Izraeli raportoi se shoferi ishte palestinez por nuk e tregoi emrin e tij.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...