Sulm i ngjashëm me të Berlinit edhe në Jerusalem – së paku tre të vdekur

8 Janar 2017 - 12:53      

Një kamion ka goditur disa këmbësorë në Jerusalem në një shëtitore që po shikonin Qytetin e Vjetër të Jerusalemit të dielën.

Nga ky sulm kanë mbetur së paku 3 të vdekur ndërsa mbi 10 të tjerë të lënduar, ka thënë policia dhe shërbimet ambulatore, duke e quajtur sulm të qëllimshëm, raporton Reuters.

“Është sulm terrorist, sulm i tmerrshëm”, ka thënë një zëdhënëse policie për Radio Izraelin, i cili raportoi se trupat “trupa njerëzish janë gjithandej nëpër rrugë”, transmeton Koha.net.

Radioja tha se shoferi i kamionit është qëlluar.

Kujtojmë se më 19 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, edhe në Berlin ndodhi një sulm i ngjashëm kur një kamion hyri në turmën e mbledhur në një treg krishtlindjesh me ç’rast la të vdekur 12 persona e mbi 56 të lënduar. Autori i sulmit u qëllua për vdekje në Itali.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...