7 Janar 2017 - 15:40
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka monitoruesit në terren në Siri, më tutje tha se shpërthimi ka ndodhur sot, kur ky kamion ka eksploduar para një gjykate në qytetin Azaz, që është në kufi me Turqinë.
Ky observator tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 6 luftëtarë kryengritës, ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.
Qyteti Azaz është baza kryesore e Armatës së Lirë Siriane, që mbështetet nga Turqia, dhe është një aleancë e grupeve kryengritëse, që me ndihmën e Ankarasë, i ka detyruar militantët e Shtetit Islamik, që të tërhiqen nga ky territor.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë shpërthim.
Grupet kryengritësve, për këtë eksplodim, e fajësojnë grupin ekstremist, Shteti Islamik.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...