7 Janar 2017 - 13:36
“Ne vlerësojmë se presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ndërhyrjen në kampanjë gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Qëllimet e Rusisë ishin që të zvogëlohej besimi në procesin demokratik të zgjedhjeve dhe të denigrohej kandidatja demokrate Hillary Clinton në mënyrë që të dëmtoheshin shanset e saj për të marrë Presidencën”, thuhet në raportin e tri qendrave të inteligjencës amerikane, transmeton Koha.net.
Raporti, me javë të tëra cak i publikimeve të shumta që kishin si qëllim shfajësimin e Trumpit, kundërshton deklaratat e ekipit të presidentit të zgjedhur se Rusia nuk e preferonte atë në zgjedhjet 2016. Gjithashtu kundërshton edhe insistimin e Trumpit se personat që fshihen prapa hakimeve të figurave të Demokratëve janë krejtësisht të panjohur.
Në raport nuk përmendet ndonjë e dhënë teknike që fajëson hekerët rus, që do të thotë se nuk ka bindur skeptikët që agjencitë e inteligjencës kanë kryer me sukses punën e tyre. Këto agjenci nuk pohojnë se ndërhyrja ruse ishte vendimtare në zgjedhjet amerikane.
Edhe pse raportit i mungojnë detaje, asnjëherë më parë inteligjenca amerikane nuk ka vlerësuar se një fuqi e huaj ka ndërhyrë në zgjedhje për përfitim të presidentit të ardhshëm.
Tre agjencitë e inteligjencës me “konfidencë të lartë” vlerësojnë se inteligjenca e ushtrisë ruse ishte prapa hakimeve të Gufficer 2.0 dhe DCLeaks.com. Këto agjenci pranojnë se WikiLeaks u furnizua nga rusët për të dhënat e kandidates demokrate.
Këtu mund të gjeni dokumentin e plotë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...