Masakra në Fort Lauderdale, autori është veteran lufte në Irak

7 Janar 2017 - 09:24      

I dyshuari për vrasjen e 5 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve në aeroportin Fort Lauderdale të Floridës (SHBA) është 26-vjeçari Esteban Santiago, një veteran lufte në Irak, transmeton tch.

26-vjeçari hapi zjarr në zonën e tërheqjes së bagazheve, në Terminalin 2 të aeroportit. Dëshmitarët thonë se ai ishte shumë i qetë dhe nuk tha asgjë ndërkohë që qëllonte njerëzit që mundoheshin të iknin ose të fshiheshin.

Ai iu dorëzua policisë pasi i mbaruan municionet.

“Nuk përjashtojmë asgjë, as terrorizmin. Po hetojmë me imtësi për të përcaktuar motivet e këtij sulmi”, tha George Piro i FBI-së.

Esteban Santiago do të dalë përpara gjykatës ditën e hënë.

Mediat amerikane thonë se ky person ka probleme mendore dhe mendohet se ka thënë më parë këto fjalë: “Qeveria më kontrollon mendjen dhe më bën të shoh video xhihadiste”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...