6 Janar 2017 - 11:02
Koalicioni e ka përdorur këtë bazë për kryerjen e sulmeve ajrore kundër IS-it, derisa milicitë aleate kurde janë duke u përballur në betejë me luftëtarët e Shtetit Islamik.
Por, për Turqinë, grupi kurd në kuadër të këtij koalicioni është organizatë terroriste sepse ata kanë lidhje me separatistët kurdë që janë në luftë me Turqinë.
"Ne duhet ta themi se përdorimi i bazës Inxhirlik nga aleatët e NATO-s po vihet në pikëpyetje nga populli turk. Prandaj, kjo çështje është në agjenden e qeverisë. Natyrisht, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të verifikohen. Duhet thënë sinçerisht: nëse ekziston një organizatë terroriste e njohur nga të gjithë, përfshirë edhe ne, ajo duhet luftuar së bashku”, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Vejsi Kajnak.
Ai është ankuar se koalicioni e ka përdorur rrallë bazën Inxhirlik për t’i ofruar përkrahje Turqisë derisa ajo po lufton kundër grupit, Shteti Islamik bashkë me aleatët e saj, grupet rebele Sunnite.
Zëdhënësi i presidences turke si dhe ministri i mbrojtjes dhe ai i jashtëm kanë shprehur qëndrime të përafërta gjatë kësaj jave, duke thënë se Turqia e ka ngritur këtë çështje edhe me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, me shpresën se ai do e ndryshojë qasjen amerikane.
Ankesa turke ka nxitur Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë të jap garanci të fuqishme gjatë ditëve të fundit se Ankaraja mund të mbështetet në përkrahjen e aeroplanëve amerikanë në përballjen kundër grupit, Shteti Islamik përreth qytetit sirian, Al Bab.
Duke reaguar ndaj këtij lajmi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, kapiten Jeff Davis, gjatë një interviste më 4 janar ka thënë:
"Ju e dini që Inxhirliku është shumë i rëndësishëm. Në jemi në bazën Inxhirlik prej disa vitesh. Natyrisht, kjo prani daton para luftës kundër ISIS (Shteti Islamik). Ajo është një bazë strategjike e rëndësishme jo vetëm për operacionet në Siri dhe Irak, por edhe për mbrojtjen e Evropës, gjithashtu. Ne kemi kuptuar se mundësia për të qenë aty është një avantazh strategjk, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me SHBA-në".
"Mos harroni, ky është koalicion. Aty bëjnë pjesë edhe shtete të tjera që gjithashtu e përdorin Inxhirlikun. Ne po e përdorim për mbrojtje nga ISIL (emër tjetër për Shtetin Islamik), dhe kjo është diçka për të cilën SHBA-ja dhe Turqia kanë pajtim të plotë”, ka thënë Davis.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...