5 Janar 2017 - 12:20
“Julian Assange ka thënë se edhe një 14-vjeçar mund ta ketë hakuar Podestën. Pse ishte kaq i pakujdesshëm DNC-ja? Assange ka thënë qartë se nuk ia kanë dhënë rusët informacionet atij info! “, shkruan Trump në Twitter, duke iu referuar Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).
“Pyetja e vërtetë që ngrihet nga disa prej komenteve publike ose postimeve ndaj presidentit të zgjedhur është thjesht, cilët do të besoni ju?”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
“Nga njëra anë janë rusët dhe i lartpërmenduri Assange. Në anën tjetër keni 17 agjencitë sekrete të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekspertët kibernetikë të huaj, të cilët kanë studiuar këtë situatë”, shtoi Earnest.
Javën e kaluar presidenti në largim, Obama dëboi 35 diplomatë rusë dhe urdhëroi sanksione të reja si masë ndaj tyre për përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...