Foto: Reuters

Arrestohet një tunizian në lidhje me sulmin në Berlin

4 Janar 2017 - 19:34      

Autoritetet gjermane thonë se e kanë arrestuar një të njohur të dyshuarit si autor i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri.

Zëdhënësja e prokurorisë federale, Frauke Koehler ka thënë sot se autoritetet po hetojnë nëse ai ka luajtur rol në sulmin me kamion me epilog 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar, transmeton REL.

Zëdhënësja ka thënë se 26 vjeçari tunizian, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka njohur Amrin prej vitit 2015, ndërsa të dy kanë ngrënë së bashku një natë para sulmit të 19 dhjetorit.

Koehler ka thënë se vendi ku jeton ky person është bastisur nga policia më 3 janar.

“Ne po e hetojmë atë për lidhje të mundshme me sulmin” iu ka thënë gazetarëve zëdhënësja e prokurorisë federale, duke shtuar se momentalisht nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj tij në lidhje me sulmin.

Megjithatë, prokurorët e Berlinit, në një komunikatë tjetër thonë se ata e kanë arrestuar të njëjtin person më 3 dhjetor, për mashtrim të përfitimeve sociale.

Anis Amri, 24 vjeçar është vrarë gjatë përleshjes me armë me policinë italiane, në periferi të Milanos, pasi ata e kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinor më 23 dhjetor.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Berlin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...