Lajme për ripërtëritje të rublës

4 Janar 2017 - 15:21      

Rubla ruse ka vazhduar të ripërtërihet kundër euros dhe dollarit amerikan, në dy ditët e para të tregtisë në vitin 2017, pasi vitin 2016 e përfundoi si monedha e dytë me performancën më të mirë në mesin e tregjeve të monedhave në zhvillim.

Monedha ruse, rubla, dje e përfundoi këmbimin në nivelin 60.1 ndaj dollarit amerikan dhe 62.7 ndaj euros.
Megjithatë, monedha ruse ende është larg nivelit që i kishte në krahasim me këto dy monedha, para imponimit të sanksioneve, nga ana e shteteve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, në vitin 2014.

Ngritja aktuale e rublës së Rusisë konsiderohet se po ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe optimizmit për mundësinë e kthimit të rritjes në ekonominë ruse.
Po ashtu, konsiderohet se pozitivisht ka ndikuar edhe mundësia e përmirësimit në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, nën presidencën e Donald Trumpit.

Performancë më të mirë se rubla ruse, gjatë vitit 2016 ka treguar vetëm monedha e Brazilit, real, që ka shënuar forcim për 70% ndaj dollarit amerikan, gjatë vitit të kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...