
4 Janar 2017 - 12:33
Zoti Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se një takim me përfaqësues të inteligjencës, që është dashur ta ketë lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, është shtyrë deri më 6 janar.
“Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme” ka shkruar Trump në Twitter.
Nga ana tjetër, zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara janë cituar duke thënë se nuk ka vonesë në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës.
Agjencitë e inteligjencës së Shteve të Bashkuara besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitojë në zgjedhje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...