Foto: Reuters

Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj

4 Janar 2017 - 09:36      

Parlamenti në Turqi e vazhdon edhe për tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, që në vend u vendos pas tentativës për puç më 15 korrik të vitit të kaluar.

Gjendja e jashtëzakonshme i mundëson Qeverisë turke "që ta shmangë" Parlamentin në marrjen e ligjeve të reja si dhe t'i kufizojë apo suspendojë të drejtat dhe liritë nëse vlerëson së është e domosdoshme.

Sipas të dhënave më të reja, gjatë hetimit për puçistët janë arrestuar mbi 41.000 persona, për shkak të dyshimeve se janë të lidhur me predikuesin mysliman Fetullah Gulen.

Autoritetet turke e akuzojnë Gjylen, i cili jeton në SHBA, se qëndron pas tentativës për puç.

Në klubin e natës "Reina" në Stamboll natën e Vitit të Ri ndodhi një sulm, ku humbën jetën 39 persona, ndërsa 69 të tjerë u plagosën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...