Ivanov ka kohë deri më 9 janar të caktojë mandatarin për Qeveri

2 Janar 2017 - 16:04      

Kryetari i Maqedonisë, George Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, që i bie deri më 9 janar, t’i japë mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë të mbledhin të paktën 61 deputetë në parlamentin e ardhshëm, shumicën minimale për të formuar Qeverinë e re.

Afati i fundit për formimin e Qeverisë tashmë po reduktohet çdo ditë dhe ai nuk po merr një vendim.

Mandatari më pas ka një afat prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të Qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, raporton Alsat.

Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrin ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...