Xhudisti bombardues

3 Janar 2017 - 11:21      

Për Vladimir Putinin, brezi i zi i xhudos duket se simbolizon dy nga cilësitë kryesore të arteve marciale, dredhinë dhe sulmin.

Ndërhyrja e tij e vendosur në Siri, duke u shndërruar në palë që vendos për luftën atje – një vit pas aneksimit të Krimesë – ka shtangur shumicën e njohësve, shkruan “Koha Ditore”.

Putini nuk e ka mbajtur kurrë sekret vendosmërinë e tij për ta bërë Rusinë forcë, pas shumë vitesh të asaj që e konsideronte turpërim të shtetit të tij prej SHBA-së dhe aleatëve në NATO.

Në vitin 2005, ai e pati quajtur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”. Veten e sheh si mbrojtës të të drejtave ruse në ish-republikat sovjetike, duke i përfshirë anëtaret e NATO-s në Baltik: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Tashmë dihet se ai ishte rritur në një lagje me banesa sociale në Leningrad – tashmë Shën Petersburg – derisa vazhdimisht i ka matur forcat me djemtë e mëhallës, që shpesh ishin më të mëdhenj dhe më të fortë. Kjo ia kishte mbushur mendjen që ta regjistronte kursin e xhudos. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...