Mbrojtësja e fundit e Perëndimit liberal

3 Janar 2017 - 07:50      

E në fund mbeti vetëm një.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tani është mbrojtësja e vetme e fuqishme e Evropës dhe e Aleancës Transatlantike, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president në SHBA. Por, pas njëmbëdhjetë vjetësh në pushtet, ajo është e lodhur, tregojnë ndihmësit e saj, derisa e ndien veten të rrethuar, duke u përballur me sulme që me sa duket vijnë prej të gjitha drejtimeve.

Ajo është nën presion prej të njëjtave forca që e ngritën në pushtet Trumpin në Amerikë, nxitën Britaninë të dalë nga Bashkimi Evropian dhe që tani po i japin krahë populistes Marine Le Pen në Francë. Në vendin e saj, partia radikale, “Alternativa për Gjermaninë” ka siguruar një numër fitoresh në zgjedhjet e shteteve gjermane, shkruan “Koha Ditore”.

Merkel duhet t’i bëjë ballë Rusisë së fortë, që po promovon formën e vet të demokracisë joliberale, duke mbështetur partitë djathtiste në mbarë Evropën. Por me Trumpin që admiron haptazi presidentin e Rusisë, Vladimir V. Putin, madje edhe vazhdimi i sanksioneve mbi Moskën, shkaku i konflikteve në Krime dhe Ukrainë, do të jetë sfidë.

“Kurrë nuk ka pasur barrë aq të madhe mbi gjermanët”, thotë Simon Tilford, zv.drejor i Qendrës për Reformë Evropiane, me seli në Londër. “Kemi shumë fat që Gjermania tani udhëhiqet nga Merkel, pasi që ekziston mundësia që ajo ta marrë timonin me vendosmëri dhe ta bëjë atë për të cilën ka nevojë Evropa”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...