2 Janar 2017 - 19:14
Kriza e refugjatëve është kapërcyer, por ende ka telashe që burojnë prej fluksit të refugjatëve të vendeve të trazuara e në luftëra në Lindje të Mesme e në Afrikën Veriore, shkruan “Koha Ditore”.
Ky vit ka dëshmuar se si asnjëherë tjetër, ka qenë fort e zorshme të merren vendime të rëndësishme kolektive.
Bashkimi Evropian është lëkundur me referendumin e 23 qershorit të britanikëve për të dalë nga blloku, pastaj vendimi i 4 dhjetorit të shumicës së italianëve që refuzuan ndryshimet kushtetuese. Krerët e zgjedhur në mënyrë demokratike po e kanë gjithnjë e më të vështirë të marrin vendime që përcaktojnë të ardhmen e kontinentit.
Lufta në Siri, agresioni dhe përzierja ruse dhe zgjedhja e Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm sa i kanë përkeqësuar punët në BE.
Dhe janë disa përmbledhje prej çështjeve që kanë sfiduar krerët politikë të Bashkimit Evropian. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...