Siria, lufta që nuk pushon

2 Janar 2017 - 17:10      

Beteja për Halepin mund të ketë marrë fund, mirëpo lufta për të ardhmen e Sirisë do të vazhdojë. Në të vërtetë, mund madje të bëhet edhe më kaotike dhe e përgjakshme në vitin e ardhshëm.

Shtypja e rezistencës së rebelëve në enklavën lindore të Halepit shënoi këtë fundvit fitoren më të madhe propagandiste për qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, e cila tani ka nën kontroll, me plot kuptimin e fjalës, të gjitha qendrat më të mëdha të shtetit, shkruan “Koha Ditore”.

Megjithatë, Halepi – qyteti me numrin më të madh të banorëve para luftës civile dhe epiqendra financiare e shtetit – është trofeu më i madh.

Marrja e Halepit paraqet fitore jo vetëm për Assadin, por edhe për mbështetësit kryesorë të tij, Iranin dhe Rusinë.

Vetë Halepi mund të mos ketë ndonjë rëndësi fort të madhe për strategjinë prej lojës së shahut të Moskës. Mirëpo mposhtja e opozitës rebele në këtë qytet nënvizon një pikë kthese të jashtëzakonshme për pasuritë e presidentit Assad. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...