2 Janar 2017 - 15:15
Në aspektin më të gjerë, ai kundërshton çdo të panjohur të krijuar prej njeriut apo natyrës për të prodhuar të paktën frikë në opinionin publik dhe të pengojë planet dhe prioritetet e Evropës gjatë vitit në vijim. Në këtë, përjashtim nuk bën asnjë vend i botës, shkruan “Koha Ditore”.
Kërcënimi që paraqet ky grup militant megjithatë do të zgjasë edhe “për shumë vite në vijim”, me gjithë humbjet e mëdha territoriale në Irak dhe Siri.
Të gjithë ekspertët e fushës kanë paralajmëruar se grupi “do të zgjasë edhe shumë vite si një kryengritje e pastër që përdor taktika terroriste”, dhe thonë se aftësia e ISIS-it për të mobilizuar mbështetës dhe simpatizantë do t’i ofrojë atij “një trashëgimi të gjatë” si dhe ta cilësojë veten si “një kërcënim i së ardhmes”.
Ekspertët paralajmërojnë se përqendrimi ushtarak për mposhtjen e ISIS-it është tejet shkurtpamës në aspektin afatgjatë, kjo ngase vetë ngritja e Shtetit Islamik është shkaktuar nga ideologjia dhe joshja për grupet e individëve të gatshëm për t’u bërë xhihadistë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...