2 Janar 2017 - 13:00
Ishte ora tre pas mesnatës, sipas kohës lokale amerikane, përkrahësit e tij po brohorisnin, bashkëshortja Melania dhe e bija Ivanka i qëndronin pranë, shkruan “Koha Ditore”. Trump ishte zgjedhur president i shtetit më të fuqishëm të botës. Ishte garë e ngushtë, por ai e fitoi.
“Mezi po pres të bëhem presidenti juaj”, deklaroi Trump me atë rast. Ndonëse kishte qenë i zëshëm, mburravec dhe demagog gjatë fushatës, në fjalimin e tij të fitores u tregua i përulur e modest. Ai po ashtu e vuri theksin te bashkëpunimi, duke thënë se republikanët dhe demokratët do të duhej “të bëheshin bashkë, si një”.
“Do të jem president i të gjithë amerikanëve”, tha ai.
Trump, i papërvojë në politikë, person i nënvlerësuar prej ekspertëve, e madje edhe prej presidentit të SHBA-së, Barack Obama, kishte dalë që t’ua dëshmojë të gjithëve të kundërtën.
Qysh në momentin që e kishte paralajmëruar kandidaturën për president të SHBA-së, të paktë kishin qenë ata që besonin se ai kishte mundësi reale për ta siguruar madje kandidaturën e Partisë Republikane, e lëre më fitoren në zgjedhje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...