Foto: Reuters

Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll

2 Janar 2017 - 10:50      

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar “me fjalët më të ashpra” sulmin në Stamboll të Turqisë, nga i cili u vranë së paku 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë, duke e cilësuar si “sulm barbar terrorist dhe të neveritshëm”.

Në deklaratën për media të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më tutje theksohet se vendet anëtare të këtij këshilli shprehin ngushëllime dhe keqardhje për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këtë sulm, transmeton rel.

Këshilli i Sigurimit thotë se “terrorizmi në të gjitha format e tij paraqet njërin prej kërcënimeve më serioze për paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...