Mali i Zi, çmimi i energjisë më i ulët për 4.7 përqind

2 Janar 2017 - 09:24      

Çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi prej sot arrin 7.97 cent për kilovat orë, që është 4.74 për qind më pak në krahasim me çmimin e llogaritur deri më 31 dhjetor vitin e kaluar.

Elektroekonomia e Malit të Zi (EPCG) njoftoi se çmimi për amvisëritë me matjen njëtarifore është ulur për 7.61 për qind.

“Për konsumatorët e tjerë të shpërndarjes, në varësi të nivelit të tensionit, të përcaktuar nga çmimi përfundimtar, për konsumatorët prej 35 kilovolt (kV) arrin 5.1 cent për kilovat dhe është më i ulët për 5.52 për qind, derisa për konsumatorët dhjetë kilovatësh 3.31 për qind më i ulët”, thuhet në njoftimin e EPCG-së.

Nga EPCG kanë thënë se çmimet e reja për konsumatorët shpërndarës, të cilat përfshijnë koston e energjisë elektrike, shërbimeve të rrjetit dhe tarifave, mesatarisht janë ulur me 4.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Ligjit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët nuk i përkasin kategorisë së amvisërive është i kufizuar në periudhën nga 1 janari 2017 deri në 2019, ndërkohë që çmimet e energjisë për konsumatorët e tjerë do të formohen në përputhje me kushtet e tregut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...