ISIS planifikon përdorimin e armëve kimike për të sulmuar Britaninë

1 Janar 2017 - 21:09      

Terroristët e Shtetit Islamik po planifikojnë që të kryejnë sulme masive në Britani të Madhe duke përdorur armë kimike.

Ky paralajmërim është bërë nga ministri i Brendshëm britanik Ben Wallace, i cili gjatë një interviste për Sunday Times u shpreh se objektivi i ISIS është që të vrasë sa më shumë njerëz.

“Synimi i tyre është të përdorin armë kimike kundër popullsisë, dhe nëse kanë mundësi do ta bëjnë në Britani. Ne i kemi parë duke përdorur armë të tilla në Siri dhe Irak dhe kanë objektiva për t’i përdorur në Europë”, tha ai.

Ministri britanik foli edhe për kërcënime të tjera, duke përmendur Rusinë dhe sulmet kibernetike.

Gjatë vitit 2016 shumë shtete të Evropës janë përballur me sulme terroriste, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë ISIS.

Gjithashtu edhe Turqia është goditur fort nga këto sulme, më i fundit dje gjatë ndërrimit të viteve, ku 39 persona u vranë në një lokal nate në një sulm terrorist me armë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...