Foto: Reuters

Ky është vrasësi i Stambollit [video]

1 Janar 2017 - 11:34      

Pamjet e kamerave të sigurisë me sa duket shfaqin një person të armatosur duke shtënë jashtë një klubi nate në Stamboll para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

I armatosur me një armë të rëndë, sulmuesi qëlloi një polic para se të hynte në klubin e famshëm “Reina” në zonën Ortakoy të qytetit në orët e para të Vitit të Ri, transmeton Koha.net.

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin së paku 500 persona.

Një imazh tjetër i kamerave të sigurisë besohet se shfaq sulmuesin në xhaketë teksa hyn brenda në klub.

Vendndodhja e sulmuesit ende është e panjohur dhe disa raporte thonë se ka pasur disa sulmues.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se sulmuesi është ende në arrati. “Kërkimi për terroristin vazhdon. Forcat tona të sigurisë kanë nisur operacionet e nevojshme. Dashtë Zoti që ai të kapet shpejt”.

Ai tha se 21 nga viktimat që janë identifikuar deri më tani, 16 ishin të huaj dhe pesë turq. Edhe 69 tjerë po trajtohen në spital.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...