Foto: Reuters

Erdogan: Turqia do të luftojë deri në fund kundër sulmeve terroriste

1 Janar 2017 - 11:25      

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të dielën se Turqia do të luftojë deri në fund për t’i dhënë fund të gjitha formave të sulmeve nga grupe terroriste dhe përkrahësve të tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona gjatë të shtënave të pakontrolluara në një klub nate në Stamboll.

“Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundër jo vetëm sulmeve të armatosura nga grupe terroriste dhe forcave prapa tyre, por edhe kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike e sociale”, ka thënë Erdogan në një deklaratë të shkruar, raporton Reuters.

“Ata po tentojnë të krijojnë kaos, të demoralizojnë njerëzit tanë, dhe të destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme që kanë për cak civilët... Ne do të mbajnë kokën e ftohtë si komb, do të bëhemi më të bashkuar se kurrë, dhe asnjëherë nuk do të tolerojmë lojëra të tilla të pista”, ka thënë ai, transmeton Koha.net..

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...