E dyshuar për vdekjen e ambasadorit grek në Brazil është gruaja e tij

30 Dhjetor 2016 - 19:26      

Policia braziliane konfirmoi të premten se ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis është vrarë dhe pastaj është djegur në makinë, ku e dyshuar për këtë vepër është gruaja e tij.

Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur sot trupin e pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil.

Edhe Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se trupi është i përfaqësuesit diplomatik, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh, transmeton ksp. 59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Copacabanas.

Një pjesëtar i stafit të Ambasadës ka vazhduar të shkëmbejë mesazhe me numrin e ambasadorit edhe pas zhdukjes, pa qenë i sigurt nëse ishte duke folur me shefin e tij.

Për herë të fundit ai është parë në periferinë e Rios, Nova Iguasu, ku u gjet dhe makina.

Kjo zonë famëkeqe për shkak të numrit të lartë të vrasjeve nga bandat e armatosura që e kontrollojnë terrenin është bërë shpesh arenë pengmarrjesh të ngjashme. Ambasadori e kishte marrë detyrën në fillim të vitit pasi kishte shërbyer në Libi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...