Putin: Nuk do të dëbohen diplomatët amerikanë

30 Dhjetor 2016 - 15:37      

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se Moska nuk do t’i dëboj diplomatët amerikanë, duke e përjashtuar mundësinë e hakmarrjes së menjëhershme, pasi Shtetet e Bashkuara i kanë përzënë 35 zyrtarë rusë, për shkak të sulmeve kibernetike që synonin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, pastaj spiunim dhe keqtrajtim të diplomatëve amerikanë në Rusi.

Deklarata e Putinit u bë në momentin kur zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sinjalizuar se do të godasin me masa të kthimit në përgjigje të dëbimeve nga ana e Shtetve të Bashkuara, që ishin pjesë e pakos së masave të shpallura nga presidenti, Barack Obama.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ia dërgoi Putinit listën prej 35 diplomatëve amerikanë dhe rekomandoi përzënien e tyre dhe mbylljen e një objekti për pushim në Moskë, që shfrytëzohej nga personeli i Ambasadës amerikane.

Por, në deklaratën e Putinit në faqen në Internet të presidencës së Rusisë, thuhet se ai e ka bërë të qartë se dëshiron të shihet më ndryshe, dhe ta paraqes administratën Obama si hakmarrëse.

Putin tha se masat e Shteteve të Bashkuara, të shpallura mbrëmë nga presidenti amerikan, Barack Obama, ishin “jomiqësore” dhe “synojnë shkatërrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane”.

Por, presidenti rus theksoi se “derisa e rezervon të drejtën e ndërmarrjes së masave në përgjigje, ne nuk do ta sjellim vetveten në nivel të ulët të papërgjegjësisë së diplomacisë dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejmë për rindërtimin e raporteve amerikano-ruse në politikat që i zhvillon presidenti Trump”.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e fillon mandatin e tij më 20 janar të vitit të ardhshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...