Për 5 vjet, 340 ekzekutime në Korenë Veriore

30 Dhjetor 2016 - 11:47      

Një raporti i ri pretendon se diktatori koreano-verior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 340 njerëzve qëkur mori pushtetin në vitin 2011.

Raporti është hartuar nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një organizatë ekspertësh jug-koreanë, të cilët thonë se Kim përdor ekzekutimet për të shtrënguar më fort pushtetin.
Nga personat e ekzekutuar, 140 ishin zyrtarë të lartë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve.

Ekspertët thonë se Kim shfaq një nivel të lart brutaliteti. Për shembull Ministria e Mbrojtjes është spastruar 5 herë në 5 vjet, ndërsa babai i tij e bëri 3 herë në 17 vjet dhe dy prej këtyre herëve, ministrat ndërruan jetë nga mosha.
Në fillim të këtij viti, diktatori koreano-verior ekzekutoi ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, pasi nuk ishte sjellë mire gjatë seancës së parlamentit. Ndërsa në maj 2015, ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para një publiku, mes të cilit edhe familja e tij.

Ekspertët thonë e Kim Jong Un është i dëshpëruar të tregojë se mund të jetë një lider i madh dhe për ta bëtë këtë, duhet të tregojë me forcë dhe mes ndihmësve të tij se shefi është ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...